Drejtoresha e Human Rights Watch për Europën,Lotte Leicht: E turpshme dhe e gabuar, përpjekja e Ramës për të përdorur gjykatën e Kosovës si armë kundër opozitës!

21:11 09/11/20201min91
download (45)

Drejtoresha e Human Rights Watch për Europën Lotte Leicht reagon në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama për rolin e kryedemokratit Basha në raportin e Dick Marty-t, i miratuar vite më parë në asamblenë e Këshillit të Evropës edhe nga votat e delegacionit shqiptar atje.

Lotte Leicht përmes Twitter-it shkruan se: Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat.”

Në raportin e Marty-t flitej për ‘Shtëpinë e Verdhë’, ku thuhej se bëheshin transplante organesh. Rama deklaroi se Beogradi nuk e donte atë raport, duke akuzuar kryedemokratin Basha se merrte në pyetje shqiptarët për llogari të Dick Marty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto