Drejtoresha dhe sanitarja me Koronavirus, mbyllet një nga kopshtet më të frekuentuara në Tiranë

10:14 13/10/20201min141
5b6e941e46b368135778b9a1ebbb2156_20161125_123929

Një tjetër kopsht është mbyllur ditën e sotme si pasojë e Covid-19.

Këtë herë bëhet fjalë për kopshtin nr.41 në kryeqytet, i cili është mbyllur pasi Drejtoresha dhe një sanitare kanë rezultuar pozitive me Koronavirus.

Mësohet se kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në një afat të caktuar, ndërkohë që po vijon puna për gjurmimin e rasteve të reja me Covid-19 që mund të kenë pasur kontakte me dy të infektuarat.

Kujtojmë këtu që ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 4 humbje jete dhe 171 raste të reja në 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto