Drafti i opozitës/ Kim: Morën përgjegjësinë për tu përfaqësuar, 5 qershori duhet respektuar, ndryshimet me konsensus

15:25 28/09/20202min149
1594280481_yurikim

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar nga Himara çështjen e Kodit Zgjedhor, teksa ka vlerësuar edhe draftin opozitës jashtëparlamentare.

Kim edhe një herë ka bërë thirrje për ti qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit, por nëse lind nevoja për të bërë ndryshime, atëherë duhet të marrin formë vetëm me dakordësinë e të gjithë palëve.

“Kam drekuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe pres të takohen me zyrën e Kadastrës këtu. Një nga prioritetet tona të mëdha është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri. Zgjidhja e problemeve të pronësisë do të jetë një hap përpara. Në qershor Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perfekt por do të shpjerë në drejtimin e duhur.

Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kam thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellin propozime që janë reale. Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë.

Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar i NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershori arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi.  Nëse palët bien dakord për çështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim”- është shprehur ambasadorja Kim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto