“Dozat anti-COVID po përdoren për vaksinimin e familjarëve të qeveritarëve” – ish kryeministri Berisha bën akuza të forta në lidhje me procesin e vaksinimit

19:03 22/02/20212min41

Screen Shot 2021-02-22 at 7.01.40 PM

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari, sipas të cilit dozat anti-COVID po ndahen me listë për personat e afërt dhe familjarët e moshuar të qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë të Ramës.

“Kjo mostra që vaksinoi veten të parin jashtë çdo kriteri vetëm po mashtron dhe po vaksinon me listë prindërit, krushqinë dhe familjarë të moshuar të qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë,”-shkruan denoncuesi.

POSTIMI I PLOTË:

Lidhur me vaksinat per veteranet kam te dhena te sigurta se kjo mostra qe vaksinoj veten te parin jasht çdo kriteri vetem po mashtron dhe po vaksinon me liste prinderit krushqine dhe familjare te moshuar te qeveritarve dhe zyrtarve te larte,lufta zoti Berisha ka 77 vjet qe ka mbruar dhe ne moshe 13 vjeçare ne lufte nuk ka patur njeri. Po keshtu edhe per personalitetet e shquara qe perzgjedhe ai nuk e publikon listen sepse perveç tre kater artistve qe i perdori per gjethe fiku te gjithe te tjeret jane nomenklatura e larte e PPSH miq te babait dhe dajos se tij, xhelat te diktatures dhe asnje i perndjekur politik.Prandaj ju lutem kerkoni me urgjence listen e personave jo mjek dhe infermier te vaksinuar qe mbahet e fshehte dhe do zbulohet mashtrimi skandaloz me vaksinat nga monstra e pushtetit qe po i perdor sikur ti kishte blere me parat e tij dhe jo parat tona si takspagues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto