Dosja Nr 298 Viti 1989 e Sigurimit të Shtetit për Nënë Terezën

13:53 05/09/20203min82

dd

Nuk i ka shpëtuar përndjekjes së Sigurimit të Shtetit as Nënë Tereza. Gruaja më e famshme në planet që ishte shqiptare por që iu përkushtua tërë jetën të varfërve të botës përndiqej nga Sigurimi në format që ai përdorte. Autoriteti Për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit 1944-1911 publikon një dosje me të dhëna dhe informacione për të dhe familjen e saj në Tiranë. Interesnate është ky informacion i dërgohet nga Sigurimi i Shtetit Ramiz Alisë që ishte kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Sekretar i Parë i Komiteteit Qendror të PPSH, kryeministrit Adil Çarçanit, ministrit të Brendshëm Hekuran Isait dhe ministrit të Jashtëm Reiz Malile. Një fakt interesant është se sipas verifikimeve të Sigurimit Nënë Tereza është me orgjinë nga Korça dhe më pas familja ka shkuar në Shkup. Gazeta “Fjala” po publikon të plotë këtë informacion.

Më 4 shtator 2016 u shenjtërua nga Papa Françesku Nënë Tereza e Kalkutës, proces i nisur menjëherë pasi bamirësja mbylli sytë, më 5 shtator 1997.

E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, si Gonxhe Bojaxhiu, jeta e saj iu kushtua besimit dhe dashurisë për njerëzit. Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që sot ka 130 shtëpi në të gjithë botën.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfrit dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur e ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Në atë kohë, urdhri i saj kishte rreth 4,000 murgesha dhe administronte rreth 600 jetimore, mensa, strehimore dhe klinika.

Në arkivat e AIDSSH ruhet dosja nr. 298 e vitit 1989, për familjen e Nënë Terezës, e vëzhguar në vite.

Raporti flet për motrën e Gonxhe Bojaxhiut, Age Kolë Bojaxhiun dhe nënën e saj Drane (Roza) Bojaxhiu. Aty bëhet një pasqyrë e detajuar e aktivitetit të saj dhe familjes, deri ditën që mbyllën sytë. Po ashtu, lidhja me Marie Krajën e kontributi i saj për ta edhe pas vdekjes. Letra i dërgohet Ramiz Alisë, Hekuran Isait dhe Reis Maliles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *