Dorëhiqet ambasadori i SHBA në Kinë

15:17 14/09/20202min88
ambasadori-1-696x449

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, njoftoi sot dorëheqjen e ambasadorit të SHBA në Kinë, Terry Branstad.

Për momentin, arsyet e largimit të tij janë ende të paqarta, por flitej prej kohësh për një largim të tij nga Pekini para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Në një postim në “Twitter”, sekretari Pompeo shkruan:

“E falenderoj ambasadorin për shërbimin e tij mbi 3 vjeçar për qytetarët amerikanë. Ai ndihmoi në ribalancimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në mënyrë që ato të orientohen drejt prodhimit të rezultateve të bazuara në reciprocitet dhe drejtësi”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto