Don Xhoni nis historinë e re të dashurisë me modelen ruse?

18:31 24/05/20212min464
donxhon-rusja (1)

Para disa javësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Së fundmi ajo u fiksua dhe më shumë dhe nisi të shkëmbente mesazhe private me reperin. Ariana ia dërgoi një video-mesazh Don Xhonit, me të cilin në gjuhën ruse ia shpreh dashurinë reperit shqiptar.Këtë gjë e publikoi vetë ai në InstaStory, krahas së cilës shkruante “çfarë është kjo”, ndërsa modelja ia sqaroi se do të thotë “Të dua Xhonatan Isufi im”.Madje, po dyshojmë se dyshja mund të ketë nisur një romancë, pasi ata bisedojnë thuajse çdo moment me njëri-tjetrin dhe Ariana e thërret reperin “burri im”.

Mbrëmë, ajo ka pritur që Don Xhoni t’i telefonojë, siç ka treguar në videon e publikuar në InstaStory, ndërkohë që puthte foton që reperi i kishte dërguar në privat.Megjithëse reperi tregohet më i rezervuar lidhur me marrëdhënien e tij me modelen ruse, kjo e fundit është ajo që na tregon më shumë “sekrete” të tyret në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto