Doli pozitiv në testin e koronavirusit, zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tregon në çfarë gjendje ndodhet Presidenti Trump

17:22 02/10/20201min115
trump

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows konfirmoi se presidenti amerikan Donald Trump aktualisht po përjeton simptoma të lehta për shkak të koronavirusit.

“Presidenti ka simptoma të lehta,” u tha Meadows gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Mjekët vazhdojnë të monitorojnë shëndetin e tij dhe shëndetin e zonjës së parë.”

Meadows tha se presidenti vijon të jetë “shumë energjik” dhe po i kushton vëmendje të madhe ekonomisë dhe situatës nga pandemia, pavarësisht infektimit të tij.

Meadows u foli gazetarëve pa mbajtur maskë, shkruan The Guardian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *