Dokumentet/ Anëtarja e KPK ka falsifikuar vetëdeklarimin e pasurisë? Ja dyshimet për blerjen e shtëpisë dhe 54 mijë eurot

14:55 26/09/20205min197
brunilda-bekteshi-696x455

Në vitin 2017 i miratuan me vota unanime nga Kuvendi 12 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, strukturë e reformës në drejtësi që prej tri vitesh tashmë kalon në sitë gjyqtarë e prokurorë për të pastruar rradhët e drejtësisë.

Një prej shtyllave që këta anëtarë duhet të verifikojnë është dhe ajo e deklarimit të rremë që ngarkon me përgjegjësi penale çdo komisioner, por dhe nëpunës civil.

Ndërkaq, nga dokumentet e publikuara dyshohet se deklarim të rremë ka bër dhe Brunila Bekteshi (Vata), anëtarja e KPK-së.

Sipas “Infront“, bëhet fjalë për një apartament në Tiranë që me bashkëshortin Bekteshi e ka blerë në 2007 ku ka deklaruar se ka marr kredi, por në fakt rezulton e blerë me para cash pasi kredia është marr vetëm dy vite më pas.

Dokumentat:
Vetdeklarimi i Brunilda Bekteshi (Vata)
Kontrata me Banken për blerjen e apartamentit ne 2009.
Deklarata Bankes pas 5 vitesh shlyerjen e kredisë .
Kjo pasuri apartament në Tiranë është përdorur nga Brunilda si korac për të fshehur 54 mijë euro. Ky eshte dokumenti qe verteton këtë ,kjo kontratë porosie tregon se apartamenti 75.5 m2 në Tiranë që Brunilda Bekteshi (Vata) ka deklaruar si të blere me kredi 54 mije euro dhe qe kredia u shlye per 5 vjet është e pakuptueshme se si arriti cifti Bekteshi të shlyeje 54 mijë euro për 5 vjet kur të dy kanë deklaruar të ardhura minimale mesatare . Kthehemi tek provat shkresore deklarata e porosise e 2007 tregon se Brunilda e ka blerë 31 milion lek të vjetra dhe shuma është shlyer cash jashte zyres së noterit. Pra ky dokument nxjerr zbuluar këtë fshehje pasurie . Nje tjetër dokument është dhe certifikata e pasurisë së apartamentit 75.5 m2 në Tiranë ku në 2007 ka pronesine e ciftit Bekteshi dhe vërtetohet që pasuria nuk është blerë në vitin 2009 por në 2007 dhe nuk është blerë me kredi sic kanë deklaruar cifti, por me lek kesh , një tjeter provë që tregon që ky apartament nuk është blerë me kredi në 2009 sic deklaron Komisionerja e Vettingut 54 mije euro me kredi …
Brunilda duhet te jape shpjegime tani se për cfarë i ka përdorur 54 mijë euro të kredise pasi apartamentin ajo dhe bashkeshorti i saj e kane blere ne 2007 cash 31 milio lek te vjetra.
Sipas Kodit Penal deklarimi i reme ne formularin e vetdeklarimit te pasurise perben vepër penale dhe dënohet me burg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto