Dojna Mema flet për lidhjen me Vlashent Satën dhe zbulon: Asnjëherë s’kam qenë single gjatë karrierës sime në ekran. “Më rreh zemra fort prej 2 vitesh e gjysmë”

15:20 26/10/20204min80
download - 2020-10-26T141940.776

Aludimet nisën pasi moderatorja u bë pjesë e videoklipit të tij, “Copëzat” dhe u tha se kjo ishte një këngë që ai ia dedikoi Dojna Memës.

Më pas dyshimet e përforcuan pasi dyshja publikon foto nga të njëjtat vende dhe në të njëjtën periudhë.

Gjatë një interviste së fundmi, moderatorja u shpreh se gjithçka ka qenë një rastësi.

 

“Bëjnë njerëzit foto të njëjta. Ç’është e vërteta, e njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit dhe të gjithë thanë që duket gati-gati një këngë e bërë për ty,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora.

Dojna Mema tregoi se shpreh dy vitesh e gjysmë i rreh zemra fort dhe është shumë e dashuruar.

Ndërsa rrëfeu se gjatë gjithë periudhës së saj në ekran ka qenë gjithmonë e dashuruar dhe asnjëherë single.

Ajo tregoi se është një romantike e çmendur dhe ka nevojë për një mashkull ku të mbështesë kokën.

 “Unë jam në një raport dashurie, i cili ka goxha vite që zgjat nuk është rishtazi. Ka 2 vite e gjysmë, jam e dashuruar, zemra më rreh fort dhe që kur kam hyrë në ekran kam qenë gjithmonë e dashuruar, nuk më ka ndodhur një periudhë ekrani që unë të kem qenë single. Gjithmonë. Unë jam shumë e fortë, në pjesën e punës sime, por në jetën private nuk është kështu. Kam gjithmonë nevojë për dikë që të mbështes kokën, thjesht për një person që është aty për mua dhe tek i cili mund të kem besim absolut. Jam gjithmonë në kërkim të kësaj, gjithmonë kam qenë në kërkim të kësaj. Jam vajzë që dashurohem shumë, jam romantike e çmendur pavarësisht se njerëzit thonë që “Jo” duke qenë se jam shumë e prerë në pjesën e punës, por jam shumë romantike,”– tregoi Dojna Mema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto