“Do t’ju mund më 25 prill. Ti je lideri i vërtetë i…”- Rama debat me Blendi Fevziun për maskat. Si i përgjigjet gazetari

21:43 15/10/20202min155
Edi-Rama-Blendi-Fevziu

Kryeministri Edi Rama thotë se gjobat për maskat nuk do të falen, pasi ato do të vihen në faturën e energjisë.

I ftuar në “Opinion”, Rama u përfshi në debat me gazetarin Blendi Fevziu, duke e konsideruar liderin e vërtetë të Partisë Demokratike. Rama tha se do ta mundte opozitën në zgjedhjet e 25 prillit.

Biseda e plotë:

Rama: Unë dua ta trajtoj këtë situatë si një familje. Unë nevoja elektorale nuk kam. Unë më 25 prill, partinë tënde (i drejtohet Fevziut) do ta mund.

Fevziu: Se çfarë do mundësh ti, shko sqaron qytetarët shqiptarë. Të falësh gjoba para zgjedhjeve, të heqësh taksa, unë kam të drejtën time ta konsideroj elektorale. Mua nuk më mund dot. Ti mund Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, po i munde.

Rama: Ti je lideri real në terren i madh i PD-së. Lideri i madh është ai lalës, ai tjetri është lideri virtual i PD.

Fevziu: Nuk të shpëton kjo puna e gallatave në zgjedhjeve.

Rama: Do t’ju mund më 25 prill. Problemi me gjobat, është që maskat do të qëndrojnë gjatë deri në dalje të dimrit. Tani, frika më e madhe është se çfarë do të sjellë gripi sezonal. Gjobat do të merren në faturën e dritat dhe nuk kanë mundësi të falen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto