Do të martoheshin së shpejti, por këngëtarja e njohur merr vendimin e papritur(FOTO)

11:13 26/09/20202min191
Screenshot_2-53

Edhe pse Aktori Max Ehrich i propozoi buzë detit këngëtares, Demi Lovato dhe momenti romantik u fotografua nga një mik i çiftit, duket se gjërat kanë shkuar keq.

Dyshja dukeshin shumë të dashuruar dhe po planifikonin të martoheshin së shpejti, por mediat e huaja bëjnë me dije një lajm të papritur. Një burim i sigurt për revistën “People” ka zbuluar se Demi dhe Max e kanë prishur fejesën.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë ndarë rrugët, për t’u fokusuar në karrierat e tyre. Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri tjetrin, dhe do të kujtojnë gjithnjë kohën që kaluan së bashku”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Demi zbuloi se kishte filluar të shihte për fustanin e bardhë të nusërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto