Do të kthehet më në Shqipëri? Adrola Dushi ju jep fund dyshimeve dhe tregon planet për të ardhmen

15:27 09/09/20202min90

640-0-5d4c03f4b3665-600x340-1

Adrola Dushi është mjaft e komentuar për jetën e saj profesionale dhe atë private. Modelja ka qenë në fokus të mediave rozë pasi aludohej se prej disa kohësh ishte në një një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi. Ajo nuk kishte reaguar lidhur me këto lajme deri para disa javësh kur vendosi të shpërngulej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dushi mohoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë, ndërkohë që tashmë gjërat janë mëse të qarta dhe ajo po vazhdon jetën larg Shqipërisë. Me një postim në rrjetin social ‘Instagram’, Adrola tregoi se djali i saj do të vazhdojë shkollën në SHBA. Duke i uruar fjalët emocionuese të voglit, ajo na dha një mesazh mjaft të qartë për të ardhmen.

 

“Djalit tim, gjithmonë kujto se je më i mirë nga ç’beson, më i fortë nga ç’dukesh, më i zgjuar nga sa mendon dhe i dashur më shumë se sa mendon ti. Gëzuar ditën e parë të shkollës”, ka shkruar Adrola krah postimit ku shfaqet me djalin që është një kopje e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *