“Do të jem polic në kapjen e djalit”,- deklaroi babai i 19-vjeçarit që kreu atentat ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësi të Madhe, Mentor Hasanaj.

18:02 14/10/20203min158
arben-hasanaj

“Do të jem polic në kapjen e djalit”,- deklaroi babai i 19-vjeçarit që kreu atentat ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësi të Madhe, Mentor Hasanaj.

Arben Hasanaj u shpreh për mediat se me familjen e Mentorit nuk ka patur kurrë konflikte, duke e konsideruar më tej si një familje të respektuar.

Ai gjithashtu tha se nuk është në dijeni nëse i biri është përdorur apo jo për një atentat me pagesë, teksa shtoi se nëse dyshimet e Policisë rezultojnë të vërteta, Ilirjani do të mbajë përgjegjësi.

“Të dorëzohet në emrin tim. Do e përkrah, do e mbështes dhe do ta mbaj afër. I lutem me mish e me shpirt gjithkujt që e njeh dhe e dikton djalin tim, të më njoftojë. Më bën nder! Unë nuk kam dijeni fare për djalin. Dy ditë para se të ndodhte ngjarja, kam folur me të. E kam pasur pranë, më ka dëgjuar dhe s’e imagjinoj përse ka ndodhur kjo punë.

Familja e Hasanajt jetojnë në një fshat më larg se ne. Ajo është familje e respektuar, s’kemi pasur kurrë konflikte dhe asnjë lidhje me ta, në kuptimin e keq të fjalës. Unë kam shumë respekt dhe është familje e mirë. Ka për të dalë e drejta tamam. Unë dua të gjej djalin! Unë mbështes Policinë e Shtetit; kam qenë polic kufiri dhe kam dalë në pension me dëshirë. Mua, drejtori i policisë dhe të gjithë me rradhë, do të më kenë sikur jam në Polici.

Djali është fëmija im dhe shpirti im, duhet të vijë të japë  llogari. S’kemi lidhje me ta se janë në fshat tjetër, por na bashkon emri shqiptar dhe mbiemri i njëjtë. Mbrëmë kam ardhur nga Anglia, djali sa kishte mbaruar shkollën. I thashë që të konkurojë në Akademinë e Rendit. Aty kërkonte patentë, e mori, shkoi u regjistrua, dha testin e parë, e mori, po prisnim përgjigjen e praktikës. “Si të ka vajtur”, e pyeta dhe më tha veç jam rrëzuar në disa ndalesa, “e mirë”, i thashë, “nuk je sportist”.

“Dyshimet e policisë mundet të jenë të sakta dhe mundet të mos jenë. Unë nuk di gjë dhe s’kam fol me të. Në momentin e parë që kam me e pa, do  e dorëzoj, nëse djali ka bërë gabim  ai do të mbajë përgjegjësi. Unë do  të jem polic në kapjen e djalit tim”, – tha Arben Hasanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto