“Do të flasim”, pas akuzave të shumta Ellen DeGeneres rikthehet në ekran dhe ka një njoftim për të gjithë

14:33 10/09/20202min63

rs_1024x759-200730153954-10244-ellen-degeneres-serious

Ellen DeGeneres është nga moderatoret më të njohura dhe më të komentuara në mbarë botën. Formati i saj televiziv ndiqej nga miliona njerëz për shkak të karakterit të saj interesant dhe intervistat mjaft komode dhe pozitive që realizonte me të ftuarit.

Mirëpo Ellen është përballur me akuza shumë të forta për keqtrajtimit të punonjësve që ishin pjesë e stafit të “Ellen DeGeneres Show”. “Ajo ‘ji i sjellshëm’ ndodh vetëm kur ndizen kamerat. E gjitha është vetëm për shfaqjen. E di që u japin para njerëzve dhe i ndihmojnë, por e gjitha është për t’u dukur”, tha një prej ish punonjëseve gjatë një interviste.

Pas këtyre deklaratave për moderatoren e famshme nisën hetimet, ndërkohë që ngjarjet  mesa duket kanë marrë rrjedhë tjetër. Pas disa muajsh programi do të jetë sërish pjesë e formateve të ndryshme në kanalin 9 pas diskutimeve të shumta dhe Ellen nuk do të zëvendësohet siç flitej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston.

Transmetimi i emisionit të saj rinis më 21 shtator për sezonin e ri televiziv. “Mezi pres të kthehem në punë dhe në studio. Dhe po, do flasim edhe rreth asaj teme”, ka thënë së fundmi gazetarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto