Do të festonte datëlindjen sot, Arbana Osmani bën urimin prekës për Tanin e ‘Top Medias’: Do më mungosh gjithmonë

14:12 16/10/20202min101
download - 2020-10-16T141224.101

Themeluesi i ndjerë i ‘Top Medias’, Dritan Hoxha do të festonte ditën e sotme 52 vjetorin e lindjes. Moderatorja Arbana Osmani e ka kujtuar Dritanin apo siç miqtë i thërrisnin Tanin, në datën e lindjes së tij, duke postuar në rrjetin social ‘Instagram’ një fotografi të tijën duke fryrë qirinjtë.

“Gëzuar datëlindjen supermen. Do më mungojë gjithmonë”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e pamjes, duke kujtuar ish shefin e saj që e ka mbështetur në hapat e parë të karrierës së saj.

Dritan Hoxha humbi jetën në vitin 2008 pas një aksidenti tragjik duke lënë pas bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin e tij të vetëm në një moshë fare të vogël. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *