“Do të dilja për darkë me Afronën dhe ish bashkëshorten”, Blero habit me deklaratën

12:28 05/10/20202min147
-640-0-5d3bf718b8741

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi prej më tepër se një viti ka zyrtarizuar marrëdhënien e tyre në martesë me partneren e tij, Afrona Dikën. Artisti është babai i një vajze me emrin Tara nga martesa e mëparshme me Teuta Kraasniqin dhe ka treguar herë pas here se ai dhe ish bashkëshortja ruajnë raporte të mira.

Së fundmi, Blero zbuloi akoma dhe më tepër nga raportet e tij me Krasniqin duke treguar se ajo dhe Afrona Dika gjithashtu kanë një marrëdhënie të mirë, për hir të Tarës. I pyetur në ‘Glamour Zone’ nëse do të dilte në një darkë të përbashkët me Afronën dhe Teutën, Blero ka treguar se do ta bënte këtë.

“Nëse ajo darkë është për Tarën sigurisht që po. Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë”, është shprehur Blero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto