“Do ndihmojmë Suedinë në luftën kundër krimit”/ Rama zbulon bashkëpunimin me Suedinë

12:24 07/10/20202min94
Screenshot_20

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të mërkurë ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, ku është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri është shprehur se do të ketë shkëmbim eksperiencash mes dy vendeve, ku oficerët shqiptarë dhe ata suedezë do të bëjnë shkëmbim për të kapur elementët shqiptarë të lidhur me krimin atje.

“Ann dhe miqtë tanë suedezë janë të angazhuar të shtyjnë përpara procesin. Kemi marrë mësime, kemi hedhur hapa më tej. Jemi të lumtur që do të kemi në Shqipëri një investim nga Suedia në turizëm. Po koordinojmë luftën kundër krimit të organizuar. Duke dëgjuar kolegen time të dashur ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe përsa na takon kemi mundësi të japim një ndihmesë dhe të marrim ndihmë, për atë segment që ka lidhje me Shqipëri, jemi të gatshëm të dërgojmë atje oficerët tanë dhe të marrim në Shqipëri oficerët suedezë, dhe të shtrëngojmë darën për elementët kriminalë shqiptarë që janë atje.”-është shprehur Rama në konferencën e përbashkët me ministren e Jashtme të Suedisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto