Do largohet nga PD për të kandiduar me LSI? Klevis Balliu thyen heshtjen dhe zbulon çfarë po ndodh

22:45 26/10/20202min125
-640-0-5f97303f706b3

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu edhe pse nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme nga anëtarësia e PD-së në Pogradec për t’u kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, thotë se kjo çështje do të sqarohet shumë shpejt.

I pyetur lidhur me zërat për largimin e mundshëm nga PD drejt kandidimit për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Balliu tha se kjo është e pavërtetë duke mohuar kategorikisht largimin nga partia.

“Unë nuk u bëra demokrat kur u bëra deputet. Unë kam lindur demokrat dhe jam rrit në protestat e kësaj partie. Me LSI kam pasur dhe do të kem marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të mira, por nuk mund të largohem nga PD, pasi është si ju të largoheshin nga shtëpia juaj. Unë aty kam shtëpinë”, tha   Balliu.

Gjatë procesit të votimit brenda PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, Klevis Balliu u votua masivisht kundër në Pogradec. Nga 450 anëtarë që votuan, ai mori 310 vota kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *