‘Do bëjmë trazira nëse vjen në Shqipëri’ / I papërmbajtshëm Kujtim Gjuzi, kërcënon Kryeministrin grek

15:51 08/09/20201min166
640-0-5eb9743af36e8

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, ishte ditën e sotme prezent në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese nga ku bëri sërish deklarata të forta kërcënuese, e këtë herë e ka kapur me Kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis.

Gjuzi u shpreh se Mitsotakis duhet të tërhiqet nga deklarata e tij për detin, pasi në të kundërt nëse vjen në Shqipëri, do të përballet me konservatorët që do të krijojnë trazira.

“Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Mitsotakis i riu. Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai. Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri. Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë incidente e trazira”, tha ndër të tjera Kujtim Gjuzi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *