“Do bëja gjithçka për profesionin”, flet aktori i parë shqiptar që doli nudo në skenë

15:50 02/10/20203min96
images (18)

Josif Sina është aktori i cili bëri bujë për shkak të daljes së tij nudo në teatër. Për aktorin kjo është diçka shumë normale në profesionin e tij, pavarësisht se kjo skenë u konsiderua si “thyerje tabush”. Së fundmi, ai ka rrëfyer detaje të tjera të rolit të tij si dhe reagimin e familjarëve.

 

“Ideja ka qenë se kam ndryshuar shumë me vitet që sot nuk e shikoj më nudizmin si problem, tabu. M ë duket komplet normale. Në fund të ditës ne e kemi parë një herë veten nudo, qoftë edhe një tjetri. Unë gjatë kësaj kohe të qënurit maxhorenë, duke qenë se kam parë shumë nuk më bëjnë përshtypje.Shiko, kjo shfaqje ka pasur ‘fatin’ që ne nuk i bëm shumë reklamë, ka pas publikun e limituar, si të thuash u vetëzgjodhën vetë. Ishin edhe pedagogët tanë.

Më shumë provokuese këtë shfaqje e ka bërë drama sesa nudizmi.Personazhi është i mbyllur për 5 vjet në një psikiatri, në një moment hynë në vaskë dhe lahet. Kaq ndodh me nudizmin. Unë kam arrit në një pikë me veten time që kam arrit të bëja gjithçka që do bëja gjithçka për profesionin.Edhe mami më mori në telefon nga Greqia dhe më tha si do dalësh nudo, vetëm ti apo do jenë edhe të tjerët. Po nuk jam unë me ma, është Joni, është në rol,” është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *