Djegia e makinës në Vlorë/ Dëshmia e Kafazit: Ja çfarë ndodhi 3 javë më parë

11:17 22/10/20201min108
auto_makina-digjet-autostrade1603353862

Këtë të enjte në Vlorë, automjeti tip “Nisan” i punonjësit të Ujësjellësit, Olsi Kfazi është djegur plotësisht, por ngjarja duket se nuk është aksidentale.

Mësohet se rreth 3 javë më pare, Kafazi është dhunuar nga persona të paidentifikuar, teksa pas kësaj ngjarje ai është shtruar në spital për shkak të frakturave.

“Para disa javësh më kanë rrahur, nuk i kam njohur personat. Kam qenë shtruar në spital për shkak të rrahjes, kam pasur disa fraktura. Nuk e di nëse ka lidhje me djegien e makinës. Jam në komisariat, nuk mund të them dot asgjë pa qenë i sigurt. Nuk kam pasur konflikte”- ka thënë Kafazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto