Ditën e nesërme në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, pritet që të takohen qeveria kosovare, e kryesuar nga Avdullah Hoti, me atë shqiptare, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

19:51 01/10/20202min98
Edi-Rama-avdullah-hoti11

Referuar axhendësa së zbardhur të takimit, bëhet e ditur se delegacioni kosovar do të arrijë në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00, ndërsa 30 minuta më vonë do të hapet sesioni plenar.

Ndërkohë në orën 13:00 mes dy krerëve të qeverive do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

AXHENDA
11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)
11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Për shkak të masave anti-Covid, gazetarët nuk do të kenë mundësi ta ndjekin të gjithë mbledhjen e dy qeverive, por vetëm konferencën për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto