
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka ndarë sot një lajm mjaft të hidhur me ndjekësit, ku ka njoftuar se vëllai i tij, Shefki Fejzullahu, është ndarë nga jeta.
“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë.Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!Shpirti yt u bëftë dritë,” shkruan Sabriu krahas një fotoje ku shfaqet me vëllain e ndjerë.
Familja ka preferuar të mos japë detaje të mëtejshme rreth problemeve shëndetësore që Shefkiu mund të kishte. Redaksia e Descript.al i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve!
View this post on Instagram