Dite e mbushur me dashuri, por jo për të gjithë! Zbuloni shenjat me fat për këtë të hënë

08:37 17/08/20208min91
1585979394_horoskopi-1-696x393-1

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite e mbushur me dashuri do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do preferoni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do realizojnë disa takime interesante dhe me ne fund do fillojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar gjendja nuk ka për te qene e mire. Here pas here mund te përballeni edhe me vështirësi.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite mjaft romantike dhe e bukur do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjate gjithë kohës mire pranë atij qe keni ne krah dhe do përjetoni here pas here emocione te veçanta. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime te papritura. Ata duhet t’i shfrytëzojnë ata sa me shume qe te mundin. Ne planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogarite sepse përndryshe do keni probleme serioze.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do bëni gjithçka qe ta surprizoni njeri-tjetrin. Beqaret do kenë shume komplekse dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas një personi te veçante. Për te përmirësuar buxhetin nuk duhet kurrsesi te besoni tek lojërat e fatit sepse mund te humbisni me shume sesa te fitoni.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe situata ne disa momente mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit. Kujdes! Beqaret, edhe pse do mundohen shume, nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete një person te përshtatshëm. Ne disa momente mund te bien edhe ne pesimizëm. Me shpenzimet tregohuni te matur dhe nuk kane për t’iu dale aspak vështirësi.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nëse nuk silleni mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite, ka rrezik qe te keni debate te ashpra me te. Ne disa momente madje ai mund te mendoje edhe te largohet prej jush dhe te kërkojë strehe diku tjetër. Beqaret nuk do kenë ndryshime te statusit edhe sikur te mundohen me çdo mënyrë. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen tej mase fale ndihmës qe do iu japin familjaret.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Fati do ju buzëqeshë sot ju te dashuruarve dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene shume here me e mire. Do jeni ne humor dhe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës me miqtë dhe me familjaret e tyre, prandaj nuk do e ndiejnë nevojën e një personi ne krah. Gjendja e financave do jete shume e mire megjithatë serish duhet t’i kryeni me maturi shpenzimet.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift ka për te qene shume normale gjate gjithë kësaj dite. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni dhe do ndiheni mire pranë partnerit. Beqaret kane për te pasur dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin. Ne planin financiar gjerat nuk do ecin shume mire. Jupiteri i pozicionuar keq do ju beje te palogjikshëm me shpenzimet.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dita e sotme ka për te qene fantastike për ju te dashuruarit. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ua beje qejfin për gjithçka. Beqaret nga ana tjetër nuk do ndihen gati për te filluar lidhje serioze dhe do i shmangin gjithë personat qe do i propozojnë. Merkuri nuk do jete shume i favorshëm për financat, kështu qe para sete shpenzoni hidhni një sy nga buxheti qe keni.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do e merrni çdo gjë me qetësi sot ju te dashuruarit dhe kjo gjë do jete ne favorin tuaj. Te gjithë do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’iu prishin pune. Beqaret sado qe te mundohen, nuk do kenë fat ne dashuri. Qe te mos mërziten me mire le te gjejnë diçka me çfarë te merren. Ne planin financiar keni për te pasur probleme serioze nëse nuk tregoheni realiste.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Çdo gjë qe dëshironi do mund ta keni sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme sepse partneri do ju vije gjithë kohës sipas qejfit. Beqaret do kenë shume komplekse dhe nuk do arrijnë as sot ta gjejnë dashurinë. Ne planin financiar mire është te mos nxitoheni për asgjë sepse po bëtë gabime situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift do jete shume e bukur gjate kësaj dite, madje do merren edhe vendime shume te rëndësishme. Buzëqeshja dhe shkëlqimi i syve nuk do largohen asnjë çast. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura te shkurtra romantike dhe do e kenë vete ne dore nëse do duan te përfitojnë apo jo. Për çështjet financiare do jete një dite e favorshme dhe pa asnjë problem.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Mos ëndërroni qe partneri t’ua fale te gjitha gabimet qe do bëni gjate kësaj dite dhe t’iu hape rruge për gjithçka. Ky do jete një gabim me pasoja te renda. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por shume shpejt do mendojnë te fillojnë edhe lidhje. Personat qe do kenë pranë sot do jene thuajse perfekte. Gjendja e financave nuk do jete e keqe, kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto