Dita nis me mot të kthjellët, por pasditja sjell surpriza

09:34 07/09/20201min92
1582526236_moti-696x393-1

Vendi ditën e sotme pritet të shoqërohet nga kthjellime, por të shoqëruara me vranësira.

Sipas MeteoAlb vendi do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore, por kthjellime dhe vranësira më të theksuara paraqiten zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto