Dita e parë e shkollës / Ministrja Manastirliu na prezanton me vajzat e saj dhe ka një apel për të gjithë ne

10:44 14/09/20202min99
Manastirliu-ok-770x440-1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të ditës së parë të shkollës, ka zgjedhur të flasë nga pozicioni i saj, por e veshur edhe më përgjegjësinë si nënë e dy vajzave.

Manastirliu ka publikuar një foto me dy vajzat e saj, duke e përshkruar si një emocion dhe përgjegjësi të çdo prindi për të bërë gjithçka që ka në dorë që të mos cenohet shëndeti i fëmijëve.

Ajo bën thirrje që të gjithë të japin kontributin e tyre, duke ruajtur masat e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore për parandalimin e Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe dy vajzat e saj
Postimi i Manastirliut:
“Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cenojë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit! Jep edhe ti kontributin tënd për shkolla të sigurta. Bëhu super hero, mbaj maskën çdo ditë. Ruaj distancën. Kujdesu për higjienën”, shkruan në postimin e saj ministrja Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto