
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë shprehet se shtetet demokratike janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre dhe respektojnë sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën.
Në postim në rrjetin social FB, Kim ka shpërndarë edhe një deklaratë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, ku veçohet sfida e shteteve demokratike me pandeminë e koronavirusit, ku shtetet demokratike janë të lira të përgjigjen ndaj pandemisë, ndërsa autoritarët kanë prioritet vetëm mbrojtjen e pushtetit të tyre.
Në deklaratë vihet theksi te aksesi që vendet demokratike duhet ti japin qytetarëve të tyre në në informacionin mbi pandeminë, që nuk duhet censuruar nga qeveritë.
Postimi i Yuri Kim: