“Diamanti” shqiptar i Romës, Marash Kumbulla në formacionin më të shtrenjtë të…

19:23 30/10/20202min79
Marash Kumbulla

Pas paraqitjeve pozitive dhe dy golave të tij me ekipin e Romës, Marash Kumbulla po jeton një ëndërr në karrierën e tij.

Kumbulla bën pjesën në formacionin më të shtrenjtë U-21 të Serisë të publikuar nga ʺTransfermarkt.deʺ  Mbrojtësi 20-vjeçar gjendet në atë 11-she, përkrah emrave të rëndësishëm si De Ligt, Hakimi, Bastoni Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar “transfermarkt”, plot  25 milionë euro.

Formacioni U-21

Ajo që bie në sy është fakti se De Ligt  është futbollisti më i shtrenjtë me vlerën 70 milionë euro, më pas vjen Donaruma me 60 milionë euro, Hakimi i cili ka shkëlqyer me Interin në këtë fillim sezoni me vlerën 50 milionë euro, 10 milionë më shumë nga sa u ble nga Real Madrid.

Ozimhen sulmuesi i Napolit i cili u ble me bujë nga Lilë dhe po e shpërblen vlerën e tij pas golave të shënuar, ai vlerësohet 50 milionë euro. Bastoni, Kulusevski dhe Zaniolo vlerësohen me 45 milionë euro.

Tonali që Milani pret shumë prej tij vlerësohet me 32 milionë euro. Leao me 28 milionë euro dhe në fund Elijf Elmaz i Napolit me 18 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto