“Di të lexojë rrjedhshëm dhe të numërojë”, ministrja e Arsimit takon djalin 3-vjeçar me aftësi të rralla

18:33 17/10/20202min111
-640-0-5f8b0bfd23649

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur dje në zyrën e saj një të ftuar me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij.

“Dje një zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljo 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla. Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira” – shkruan Ministrja Kushi në rrjetin e saj social Facebook.

Kushi nënvizon zhvillimin e veçantë që ka Eljo dhe gadishmërinë e ofruar për ta ndihmuar në vijim.

“Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij. Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gadishmërinë time për t’i ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm, të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t’u mbështetur” – shprehet Ministrja Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto