Dhunojnë barbarisht adoleshentin, shoqërohen pesë të rinj. Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur në…

19:42 09/10/20203min266
mama

Në rrjetet sociale doli sot një video ku një adoleshent dhunohet barbarisht nga disa bashkëmoshatar të tjerë.

Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur më 14 prill të këtij viti dhe se adoleshenti i dhunuar nuk ka bërë denoncim në polici.

Policia sqaron se ka identifikuar dhe shoqëruar pesë të rinj në komisariat.

Njoftimi: 

Policia e Fierit identifikoi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier 5 adoleshentët që shfaqeshin në një video të publikuar në rrjetet sociale duke dhunuar një 19-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, më datë 07 tetor 2020, kanë marrë dijeni në rrugë operative se shtetasin E. H., 19 vjeç, disa muaj më parë e kishin dhunuar disa adoleshentë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shoqëruar 19-vjeçarin dhe pas informacionit të marrë prej tij kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e 5 personave të përfshirë në dhunimin fizik të 19-vjeçarit.

Veprimet hetimore u kryen nën drejtimin e Prokurorisë dhe në prezencë edhe të përfaqësuesve nga NJMF-ja, Bashkia Fier.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në datën 14.04.2020 por shtetasi i dhunuar asnjëherë s’ka bërë denoncim në Policinë e Fierit.

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. H., 19 vjeç,(personi i dhunuar në video), në datën 14.04.2020 është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin e mitur M. G., 16 vjeç, cili është dhe një nga personat që e ka dhunuar në videon e publikuar.

Pas konfliktit me shtetasin E. H., në ndihmë të shtetasit të mitur M. G., kanë shkuar shokët e tij, shtetasit e mitur: F. M., 14 vjeç, Rr. Sh., 17 vjeç, A. B., 17 vjeç dhe F. L., 17 vjeç, banues në lagjen Sheq i Madh, Fier.

19-vjeçari, pas dhunimit në fjalë, nuk ka marrë mjekim as në Spitalin Civil Fier dhe as në Qendrat Shëndetësore apo klinika private.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto