Dhunohet efektivi i policisë në Tiranë, në pranga 4 persona, ja çfarë ndodhi

17:05 02/10/20202min162
policia-3-1

Katër persona ranë në prangat e Policisë Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 37 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Prokop Mima”, gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L. H., 32 vjeç, pasi në vendin e quajtur “ 2 Çezmat Rrogozhinë”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 g/l.

K. C., 21 vjeçe, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto