Dhunë psikologjike ndaj vajzës së mitur, 62 vjeçari nga Mallakastra e pëson rëndë

09:24 12/10/20201min132
perdhunim-1-750x412-1

Policia e Mallakastrës ka bërë me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga një 62 vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.

16 vjeçarja edhe pse ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, nuk e ka penguar të atin që të ushtrojë dhunë ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto