Dhjetë ndeshjet derbi me rivalitetin më të madh në botë

20:12 09/11/20206min87
derbi-780x439

Galatasaray vs Fenerbahce:

Nuk mund të mungonte rivaliteti më i përzemërt i Stambollit, midis Galatasaray dhe Fenerbahçe: dy ekipet e qytetit në Bosfor, zhvillojnë gjithmonë një ndeshje shumë të nxehtë, me episode të dhunës jashtë normales. Një ndeshje midis Galatasaray dhe Fenerbahce është gjithmonë një rrezik i madh.

Credit: PA

Inter vs Milan:

Një nga ndeshjet më të ndjekur, në të gjithë botën, jo vetëm në Itali, “Derby i Madonnina”-s është një spektakël i vërtetë, ku për vite me radhë, lojtarët më të mirë në botë, kanë shfaqur spektakël.

Credit: PA

Tottenham vs Arsenal:

Derby i Veriut të Londrës, është një nga më të ndjerët në Angli , shpesh me konfrontime dhe dhunë, brenda dhe jashtë stadiumeve.

Arsenal v Tottenham (Sunday 17:30 CEST): Big Match Focus - AS.com

Olympiakos vs Panathinaikos:

Derbi i Athinës është gjithmonë një garanci: nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për futbollin, basketbollin, volejbollin, waterpolin midis Olympiakos dhe Panathinaikos sigurisht nuk do të jetë një ndeshje e qetë. Sfidat e ndërprera për shkak të dhunës në tribuna, tymueset dhe ndërhyrjet në fushë, nga tifozët nuk mund të llogariten.

Credit: PA

Manchester United vs Liverpool:

Një tjetër rivalitet shumë i përzemërt, në Angli, midis Manchester United dhe Liverpool: një sfidë ku, shpesh nuk ka munguar as dhuna, ku lojtarët e të dy ekipeve janë konfliktuar.

Credit: PA

 

Roma vs Lazio:

Një hap larg nga podiumit, ndodhet edhe një derbi italian: është ai i Kryeqytetit, që më shumë se njëherë ka përfunduar tragjikisht, jashtë fushës, por në vitet e fundit duket se ka të paktën për pak kohë ‘një armëpushim ‘.

Roma beat Lazio 2-0 in heated derby | Sports News,The Indian Express

Celtic vs Rangers:

“The Old Firm” nuk ka nevojë për ndonjë hyrje: në Glasgow sfida midis Celtic dhe Rangers, tejkalon një ndeshjë futbolli , me përplasjen fetare midis katolikëve dhe protestantëve, duke krijuar një urrejtje midis tifozerive.

Credit: PA

Real Madrid vs Barcelona:

El Clasico e Spanjës mbetet një nga rivalitetet më interesante në botën e futbollit. Dhe nëse jashtë drejtkëndëshit të gjelbër është shtuar, së fundmi edhe çështja katalanase, në fushë sfida mbetet një nga më intensivet, pasi shpesh vendoset fati i trofeve dhe kampionateve.

Boca Juniors vs River Plate:

Rivaliteti më i rrezikshëm në botë, megjithatë, mbetet ai midis Boca dhe River: të hysh në Bombonera ose Monumental, për të parë Superclasicon mund të nënkuptojë, gjithashtu rrezikun që të mos dalësh më.

Credit: PA

Derbi Fla-Flu (Flamengo vs Fluminense)

Credit: PA

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto