Dhjetë fotografi nga arkivi që tregojnë “momentet kyçe”, para dhe pas ribashkimit të Gjermanisë

14:22 03/10/20207min125
regan

Ndërsa Gjermania feston 30 vjetorin e ribashkimit të saj, ne hedhim një vështrim në fotografitë që kapin këto ndryshime historike në jetën e vendit.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kjo përzgjedhje fillon me fotografinë që paraqet një moment kyç përpara bashkimit: më 12 qershor 1987, presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan iu drejtua njerëzve të Berlinit Perëndimor në Portën e Brandenburgut pranë murit të Berlinit.

“Prisheni këtë mur!” ishte porosia e tij e famshme për udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbaçov.

Dhe deklarata që Reagani bëri atë ditë konsiderohet nga shumë si diçka për të pohuar fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënien e komunizmit.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë rënien e murit të Berlinit, festimin e bashkimit, protestat kundër tij dhe shumë momente të tjera të paharrueshme.

 

Të rinjtë Berliner tundin flamuj gjermanë gjatë kremtimit të ribashkimit të vendit në Portën e Brandenburgut, Berlin. 3 tetor 1990 – Gilles Leimdorger/AFP

Presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan u drejtohet njerëzve të Berlinit Perëndimor në bazën e Portës së Brandenburgut, pranë murit të Berlinit. 12 qershor 1987 – Majk Sargent/AFP

Berlinezët lindorë qëndrojnë në majë të Murit të Berlinit pranë Portës së Brandenburgut, pasi u hapën dy vendkalime. Muri i Berlinit ra 29 vjet pasi u ndërtua. 22 dhjetor 1989 – Michael Lipchitz/AP

Kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, qëndron së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Gjermanisë Lindore, Hans Modrow, gjatë ceremonisë së hapjes së Murit të Berlinit. 22 dhjetor 1989 – Foto/AP

Një grua e ulur mbi shpatullat e një burri duke “nxjerrë” një copë të Murit të Berlinit, Gjermani. 6 janar 1990 – Lutz Schmidt/AP

Nënshkrimi i traktatit për ribashkimin gjerman në Moskë, Rusi më 12 shtator 1990 – Vitaly Armand/AFP

Rreth njëmijë njerëz demonstruan kundër ribashkimit gjerman në Alexander Platz, në ish-Berlinin Lindor, më 03 tetor 1990 – Gilles Leimdorfer/AFP

Foto e realizuar në vitin 1990 e portës së Brandenburgut në Berlinin Lindor, disa ditë pas bashkimit gjerman – AFP

15 vjet pas bashkimit të Gjermanisë natyra mbizotëron mbi pllakat prej betoni të ish “Rripit të vdekjes” midis Gjermanisë lindore dhe perëndimore. 29 shtator 2005 – Fabien Novial/AFP

Dy punonjës heqin rërën nga mjekra dhe sytë e kokës gjigante të Leninit në Berlin, Gjermani. 10 shtator 2015 – Gregor Fisher/AP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto