Dhimbja e papërshkrueshme / Flet mes lotësh daja i fëmijëve shqiptarë që u përplasën tragjikisht nga treni në Gjermani

11:48 14/10/20201min118
121552602_356844382035990_3225806839193299095_n-1-600x360-1

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë ndërruar jetë ditën e djeshme pasi u goditën fatalisht nga një tren në lëvizje.

Hasan dhe Bleran Arifaj, 17 dhe 13 vjeç po tentonin që të kapnin trenin, i cili ishte në stacion dhe për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave.

Mirëpo aty fatkeqësisht ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Daja i fëmijëve ka folur për median gjermane ‘BILD’ duke zbuluar gjendjen e familjarëve:

“Motra ime është e shkatërruar, jo e përgjegjshme”, tha ai mes lotësh pas humbjes fatale të dy nipërve të mitur.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë ka njoftuar se drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë.

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si një ditë të zezë për komunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *