
Deri më tani besojmë se Ledri e ka mbajtur të fshehtë, ose ndoshta të gjithë kemi qenë të pavëmendshëm ndaj detajeve. Por, fotoja e djeshme e Ledrit, na konfirmoi diçka, këngëtari vuan nga “Vitiligo”.
Vitiligo është një sëmundje autoimune, së cilës deri më sot nuk i është gjetur kura. Personat që kanë vitiligo, kanë mungesë ose tepricë pigmenti dhe për këtë arsye, u krijohen njolla më ngjyrë më të hapur apo më të errët në lëkurë.
Sidomos përgjatë verës, nga ekspozimi më i madh në diell, vitiligo përhapet akoma më tepër dhe njollat bëhen akoma më të dukshme tek këta persona. Në rastin në fjalë, shenjat e vitiligos mund të dallohen lehtësisht në dorën e Ledrit, e cila ka disa “pulla” më të çelura se pjesa tjetër e lëkurës. Megjithatë, përveç këtyre shenjave, vitiligo deri më sot besohet se nuk shkakton asnjë efekt tjetër anësor për shëndetin.