Detajet ‘bombë’ nga dosjet ‘e nxehta’ ku është implikuar edhe Sali Berisha/ Çfarë thotë Shkëlqim Hajdari për dosjen e Gërdecit?!

10:37 25/05/20213min86
hajdari-350x250

Shkëlqim Hajdari ka zbuluar se ka qenë një ndër prokurorët që ka pasur në dorë dosjen e Gërdecit, por që sipas tij politika ka ndërhyrë shumë dhe e ka sfumuar këtë dosje të bujshme.

Hajdari: Unë kam qenë prokuror për çështjen e Gërdecit, ka pasur presion mbi çështjen unë kam punuar 25 vite dhe nuk jam pyetur se është presioni politik brenda PD-së, sidomos kur ka qenë në pushtet. Prokuroria kështu ka shkuar gjithnjë dhe kur ka qenë PS në pushtet. Unë kam mendimin që prokuroria si organ i hetimit ka bërë ç’është e mundur të punohej me prova për Gërdecin dhe sigurisht politika që në njëfarë mënyrë direkt ishte e përfshirë në Gërdec ka bërë punën që ndoshta çështja të konsiderohet me të drejtë nga një pjesë e madhe e publikut e pazbardhur. Ti ke Izet Haxhinë që ka kohë që kërkon të flasë dhe nuk e lejojnë të flasë.

Mos prisni që DASH apo SHBA t’i nxjerrë faktet në televizion. Ata kanë investuar shumë për Reformën në Drejtësi dhe kanë prova. Unë me ish-kryeprokurorin Llalla kam pasur përplasje të forta parimore që nuk është nevoja t’i them këtu. Pa mbështetjen e SHBA ne s’e bënim dot reformën në drejtësi. Kemi fituar BKH dhe SPAK që me njerëzit që u përzgjodhën mund të bëjnë diçka. Po të shpalli SHBA “non grata” Ramën do dilte Zekthi të thoshte SHBA-të janë brilante. Ndërsa Peza do thoshte jooo, Rama është më i suksesshmi si kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto