Detaje të reja: Si u ekzekutua Kujtim Fejzullai nga policia

23:18 05/11/20202min94
auto_kujtim1604601891

Pas sulmit të mbrëmjes së të hënës në Vjenë, policia austriake ka zbardhur të tjera detaje nga sulmi terrorist ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

Sipas tyre, telefonata e parë në numrin e urgjencës erdhi në orën 8.00.

Vetëm tre minuta më vonë, një oficer policie hapi zjarr ndaj Kujtim Fejzullait. Ishte pikërisht oficeri 28-vjeçari që u plagos pasi Fejzullai hapi zjarr ndaj tij. Polici u plagos në kofshë. Tani është jashtë rrezikut për jetën.

Në orën 20.09, terroristi u neutralizua nga forcat speciale WEGA.

Ai u qëllua në shpatull. Plumbi rezultoi fatal.

Për shkak se terroristi dukej sikur kishte veshur jelek antiplumb, një robot u dërgua për të kontrolluar trupin. Më vonë u mësua se jeleku ishte fals.

Pak më vonë u fotografua vrasësi. Kjo bëri që 20-vjeçari të identifikohet shpejt. Brenda asaj nate janë kryer disa kontrolle në një seri shtëpish dhe u arrestuan 15 persona.

Me ndihmën e FBI hetimi u zgjerua edhe më tej, ku u arrestuan dy persona në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto