
Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e të riut në Rrogozhinë.
‘BalkanWeb’ raporton se Klevis Kapllani dyshohet që mund të jetë vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet në makinë sot rreth orës 6:00 të mëngjesit nga një banor i fshatit Sinaballaj, i cili po ikte të shiste qumështin.
Në trupin e tij janë gjetur rreth 14 plumba, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Thuhet se autorët e krimit kanë zënë rrugën me degë peme, ndaj dhe i riu është detyruar që të ndal mjetin dhe të dalë prej tij, dhe më pas thuhet se është qëlluar me breshëri armësh, ku është bërë shoshë nga plumbat.