(DETAJE) Aksidenti fatal në tunelin e Elbasanit / Dy vajzat jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk e dinë për humbjen e shoqeve

09:39 17/09/20202min108
Screenshot_5-9 (2)

Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, dy shoqet që mbetën të plagosura rëndë nga aksidenti tragjik i ndodhur të dielën mbrëma pranë tunelit të Elbasanit, tashmë e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Mësohet se Denisa Dibra tashmë është në gjendje më të stabilizuar, pavarësisht dëmtimeve në kokë, të cilat sipas mjekëve nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Ndërsa edhe Nervida Garunja, e cila u përmend pak më vonë si pasojë e dëmtimeve të rënda, tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe arrin të komunikojë edhe me familjarët e saj.

Por, ngjarja tragjike e 13 shtatorit mbrëma ku humbën jetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia është fshirë nga kujtesa e tyre.

Ato nuk mbajnë mend asgjë nga aksidenti tragjik, ndërsa nuk kanë dijeni se motra e njërës prej tyre Lusinda dhe shoqja e tyre Xheneta Qallia kanë ndërruar jetë.

Mjekët kanë rekomanduar që të pritet deri në stabilizimin e plotë të gjendjes së tyre dhe më pas lajmi i trishtë do i komunikohet atyre edhe me praninë e një psikologu.

Katër vajzat po udhëtonin në tunelin e Elbasanit kur në dalje të tij u goditën nga pas nga një makinë tip “Benz” që drejtohej nga Behar Pema, i cili rezultoi i dehur në testin e alkoolit dhe u arrestua nga uniformat blu.

Nervida Garunja, e cila ishte pasagjere në sediljen e përparme i tha Policisë se e kishin parë makinën që i aksidentoi të bënte manovra përgjatë gjithë rrugës deri pak momente para përplasjes tragjike.

Ato po shkonin të festonin 19-vjetorin e lindjes së Lusinda Garunjës, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në ditën e saj të lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto