Dëshmia tronditëse / Flet motra e Eglantina Bucit, personi i fundit që kishte takuar viktima

17:51 06/09/20204min46
babai

Vetëm pak orë pasi Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Faik Bucin, Fax News ka kontaktuar me telefon me vajzën e tij, Elonën, e cila është e martuar dhe që është lakuar si një nga personat e fundit që ka kontaktuar me të motrën, Eglantina Buci, që u ekzekutua në mënyrë makabre nga i vëllai Shkëlzeni dhe ai ati 8 vite më parë në Malin me Gropa dhe eshtrat e saj u zbuluan në vitin 2017.

Elona tha se Shkëlzeni nuk ka bërë asgjë në kokën e tij dhe për gjithçka nxitej nga 66-vjeçari, madje edhe për atentatin ndaj aktorit Mishel Prela.

E bija e Faikut tregon se me të atin dhe vëllain i ka shkëputur kontaktet prej 15 vitesh pasi nuk pranonin edhe lidhjen e saj me bashkëshortin që sot jeton dhe ka 2 fëmijë.

Gjatë bisedës, ajo flet për gjendjen e të ëmës që jeton tek i vëllai, divorcin e saj me Faikun, martesën e dytë e këtij të fundit me një grua nga Shkodra.

Për njerkën, Elona thotë se e shkatërroi familjen pasi i dhunonte fëmijët e bashkëshortit.

Dëshmia e Elona Bucit:

“Shkëlzeni nuk do të ishte i aftë të bënte asgjë në mendjen e tij, është shtyrë nga babai, madje edhe për atentatin ndaj Mishel Prelës. Babai nuk e lejonte të na takonte.

Prej 15 vitesh kam shkëputur çdo kontakt me anëtarët e familjes, kur më vdiq vëllai nga sëmundja e rëndë, shkova vetëm ditën e varrimit.

Babi u divorcua nga mami në vitin 1993, pastaj u martua me një tjetër, njerka na ka dhunuar vazhdimisht, ajo na shkatërroi familjen, por edhe babi po ashtu. Nuk pranuan që unë të martohesha me bashkëshortin që kam. Ika nga shtëpia, tani jetoj në punën time, kam një vajzë dhe një djalë.

Nënën time, Nafije Bucin e mori daja dhe jeton aty, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarjen e morëm esh ditën e premte me datë 4 shtator.

Eglantina ishte zhdukur për 4 vite, ishte shfaqur, erdhi qëndroi tek shtëpia ime disa javë dhe njohu dikë me të cilin u takua. Nuk e kam parë kurrë më që atëherë.

E kam thirrur në telefon, i kam shkruar në rrjetet sociale, asnjë përgjigje. Mësuam tani çfarë kishte ndodhur, nuk e di në fakt se çfarë ndodhi.

I kishin marrë analizat e ADN-së, njerkës, prandaj kishin vonuar hetimet, ishin ngatërruar hetuesit. Pastaj morën të mamit dhe dolën që eshtrat ishin të Eglantinës.

Mendoja se është jashtë. E kërkova në telefon, në rrjetet sociale nuk mu përgjigj askund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto