Derbi shqiptarësh në Gjermani, Gjasula fiton ndaj Mavrajt

19:05 17/10/20202min131
auto_mavraj1602944622

Mërgim Mavraj ka qenë titullar në ndeshjen e sotme të Bundesligës 2, aty ku Greuther Furthi i tij kishte përballë Hamburgun.

Mbrojtësi është aktivizuar për 90 minuta, megjithatë nuk ia ka dalë të shmangë disfatën e të tijve me rezultatin minimal 0-1.

Nga ana tjetër, për Hamburgun nuk ishte preferuar nga minuta e parë mesfushori i kombëtares, Klaus Gjasula.

Megjithatë, për 30-vjeçarin pati hapësira nga minuta e 81-të, aty ku trajneri i tij kërkoi më shumë siguri në fushë për të mbrojtur deri në fund rezultatin.

Kështu, Gjasula triumfoi ndaj Mavraj në përballjen e sotme, ndërsa në renditje Hamburgu i mesfushorit është në vendin e parë me nëntë pikë të plota pas tre sfidave të para.

Hamburgu ka si objektiv kryesor rikthimin e menjëhershëm në elitë dhe transferimi i Gjasulës në këtë verë u bë pikërisht për këtë arsye.

Nga ana tjetër, Greuther Furth i Mavrajt pozicionohet në vendin e 14-të me tre pikë pas katër ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto