“Deputeti që duam”/ Rama prezanton platformën: Askush nuk përjashtohet, dërgoni CV dhe video

16:26 15/10/20204min251
rama10

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të enjte platformën “Deputeti që duam”, të cilën e quajti një ftesë të hapur për këdo që ka ambicie, për ta provuar veten në jetën politike.

“Askush nuk do të përjashtohet nga procesi për t’u bërë pjesë e PS.

Aplikimi bëhet përmes një video, e cila do dërgohet me shpjegimin e arsyeve pse duan të aplikojnë”- është shprehur Rama teksa ka dhënë e edhe vlerësimin e tij për kabinetin e ministrave.

“Të interesuarit të dërgojnë një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese, që janë gjëra minimale për këtë sfidë. Ne do mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që vijnë nga të gjitha fushat e jetës.

Do mirëpresim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide e dëshirë. ne duam që të jemi pranë njerëzve dhe të bëjmë sa më shumë shërbim ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve. Të interesuarit mund të aplikojnë online, janë të mirëseardhur që të shfaqin interesin e tyre. Të dërgojnë video, ku të thonë pse duan të marrin pjesë”

Kryeministri ka deklaruar se kjo fazë do të zgjasë për 45 ditë, e më pas do të ketë edhe dy faza përzgjedhjeje, teksa është shprehur se është në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën.

“Ka mundësi të bëjë më shumë dhe duhet të kërkojë nga vetja çdo ditë e më shumë. Në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën, ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi. Unë e kam një sistem të konsoliduar dëgjimi, që edhe si pasojë e eksperiencës e kam shumë funksional. Kryesisht është Facebook pasqyra kryesore, në Whatsapp-in tim që është një hapësirë e jashtëzakonshme mesazhesh e për rrjedhojë gjithë farë mendjesh e mendimesh, dhe ky dëgjim specifik i anëtarësisë është një vlerë e shtuar për të kuptuar se cila është marrëdhënia, shkalla e lidhjes mes anëtarëve të PS dhe përfaqësuesve të tyre, cili është opinioni për përfaqësuesit tanë në qeveri.

Pas këtij cikli të parë, do hyjmë pak më thellë, por kjo fazë është edhe një fazë kolaudimi i një procesi të ri. Kodet personale të hyrjes në platformë i kemi dërguar me postë, kanë nisur të ndërveprojnë një pjesë e vogël, i kemi lënë vetes rreth 45 ditë për këtë cikël të parë, dhe me pas do të hyjmë në detaje të tjera. Kjo do të shërbejë për çështje specifike të zonave të komuniteteve dhe në përgjithësi të vendit.” u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto