Deputeti Lefter Maliqi mbush sot 48 vjeç, ja postimi që ndan ai

10:23 03/09/20207min69
maliqi-0-5f19ae64bf408

Sot numèroj plot 48 vite jetè. Theksoj jetè e jo nè jetè sepse kèto vite i kam mbushur unè e jeta ime.
Pas fëmijërisè plot èndrra e lodra, sfidat kanë qenë absolutisht shoqëruese të çdo dite, jave, muaji e viti në jetën time.
Çdo ditè e jetuar ka pasur oshilacionet e saj si pèr tè mè treguar se ulje-ngritjet, apo hedhje-pritjet nuk janè as mè pak e as mè shumè sesa normaliteti im, qè gjithmomè mè ka rezultuar me kokèn lart e kèmbèt nè tokè.
Për të përballuar ditën me të gjitha ngjyrat, më duhet ta nis çdo mëngjes me energji të reja, e këtë e bëj me stërvitjen ditore nga Kodrat e Liqenit…
Edhe këtu e dëshmoj që jam natyral, e jo artificial, ndryshe do zgjidhja të shkoja në palestër.
Për të përballuar uraganin e politikës, të mbushur me sulme e padrejtësi që e karakterizon këtë vend, nuk më mjafton të stërvis vetëm muskujt, por edhe zemrën e trurin.
Çdo ditë që nis duke jetuar në vendin tim, unë pres me padurim se si të mund të kontribuoj, qoftë edhe pak, për ta bërë atë më të mirë.
Ndonjëherë mjafton vetëm të pozicionohem drejt, përballë së keqes, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm kaq.
Unë kam zgjedhur të jetoj në këtë vend, e të jap kontributin tim më të mirë, edhe nëse për këtë më duhet të pres, di tè pres me durim, por i bindur se ajo ditë do vijë.
Kush më njeh, e di që në rastin më të mirë, Lefter Maliqi ka punuar fort për zgjedhësit e tij, e në rastin më të keq, pa patur gjë në dorë, ka qenë vetëm armik i llumit, që për fat të keq vijon të mbushè vazhdimishr kanalin politik e pushtetar të këtij vendi.
Duke besuar në Zot, jam munduar të lë gjurmë pozitive në çdo detyrë që më është besuar deri më sot, e për këtë mjafton të pyesësh me qindra-mijëra zgjedhës të mi në të gjitha zonat ku kam punuar e kandiduar ne sherbim te ligjit dhe qytetareve,pa asnjë rëndësi ngjyra që përfaqësoja, pasi për të qenë kontribues te njerëzit mes të cilëve je rritur e i do fort, e kërkon ti shërbesh gjithmonë me shumë përkushtim, legjitimohet devijanca politike.
Për ata që kuriozohen kur më shohin nga Liqeni çdo mëngjes, i them se përveç muskujve, iu tregoj edhe 5 diplomat në shtet… karrierën profesionale të larmishme në administratë e politikë.
Realiteti mes të cilit jetojmë, me detyron të ndihem krenar edhe me këtë fakt, madje me forcon bindjen se ; tè jetosh èshtè njesoj si ti japèsh biçikletès, qè tè mos rrezohesh duhet thjesht tè lèvizèsh.

-0:49

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto