Deputeti i AAK në A-Show: Shkojmë në zgjedhje, nëse nuk marrim votat për Ramush Haradinaj si President

22:58 20/10/20203min57

auto_dauti1603226661

Në një intervistë për A-Show, deputeti i Kuvendit të Kosovës në radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, tha se do të ishin të gatshëm ta çonin vendin në zgjedhje të parakohshme nëse qeveria Hoti do të merrte një vendim për asosacionet serbe, që do të dëmtonte interesat e vendit.

Fillimisht Haradinaj ka folur për atë që quhet mbështetje apo ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

‘Kosova ka histori të mirë me të dy kandidaturat.

Biden kur ishte zv/president ka bërë gjëra të mira për Kosovën.

Por edhe në kohën e Trump me qasjen për Kosovën po kështu.

Kjo na bën që ne ti urojmë të dyve suksese.

Unë mendoj që Kosova dhe shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm, të mos pozicionohen, kur e dimë që nuk kemi ndonjë peshë të madhe që mund të bëjmë ndonjë ndryshim drastik në këto zgjedhje.

Unë edhe si koncept politik jam i djathtë…’

Më tej Haradinaj ka folur edhe mundësitë reale që Ramush Haradinaj të bëhet President i Kosovës.

‘Shiko në asnjë rrethanë nuk na ka bërë favore për përzgjedhjen e Haradinaj as kryeminisër.

Madje në atë kohë e kam cilësuar si sakrificë qeverisjen me PDK-në.

Por na ka rezultuar e suksesshme në disa pjesë, si ushtria, taksa.

Votat tona janë pro këtij personi për President, Por gjasat janë reale.

Por nëse partitë e tjera nuk duan, shkojmë në zgjedhje.

Në mungesë potenciale të Presidentit aktual të z, Thaçi, dhe kryetarit të Kuvendi Kadri Veseli, e shikojmë si figurën më potenciale për mbrojtjen e integritetit të vendit.

Çdo lëshim për sa i përket Asosacionit, do e cojmë qeverinë në zgjedhje.

Në nuk iemi asnjë obligim që të shkojmë në marrvëshje të tjera dhe të dëmtojmë vendin tonë.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto