Denoncimi i rëndë në Policinë e Tiranës / Nëna e alarmuar: Një person më preku vajzën e mitur në vendet intime!

11:34 15/09/20201min97
perdhunim42-1

Në Policinë e Tiranës është denoncuar një tjetër ngacmim seksual ndaj të miturve.

Mësohet se një nënë i është drejtuar uniformave blu për të depozituar një padi ndaj një personi, i cili sipas ka prekur të bijën e mitur në vendet intime.

Nëna ka deklaruar se personi në fjalë i ka ngacmuar të bijën pranë banesës së tyre.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, Policia është vënë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen, si dhe identifikimin e personit të denoncuar nga nëna e të miturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto