Dënohet me 25 vite burg i riu që dogji me vetëdije 3 kisha historike

17:06 03/11/20202min84
190411173338-03-holden-matthews-super-tease

Një djalë i ri 23-vjeçar ka marrë masën e dënimit 25 vite burg për djegien e tre kishave të zeza në shtetin amerikan të Louisiana vitin e kaluar.

Muzikanti i ‘heavy metal’, Holden Matthews, gjithashtu do të paguajë 2.7 milionë dollarë si dëmshpërblim, shkruan BBC.

Ai tha se kishte djegur kishat për të rritur reputacionin e tij brenda skenës së tij t   preferuar muzikore, ndonëse kishat ishin historike dhe të çmuara.

Një gjykatës arriti të mbrojë idenë se sulmet nuk kishin motiv racor, por tha se ato ngjallnin kujtime të një “kohe të errët në histori”, kohën kur supremacistët e bardhë sulmuan kishat e zeza gjatë epokës së të drejtave civile të Amerikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *