Dekreti për Kodin Zgjedhor, Duka apel mazhorancës: Prisni rekomandimet e Venecias!

11:36 29/10/20202min67
1603962784_agronduka

Ditën e sotme pritet që Kuvendi i Shqipërisë të rrëzojë dekretin e Metës, duke bërë kështu që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të marrin fuqi ligjore.

Megjithatë, opozita jashtëparlamentare ende beson se Edi Rama do të reflektojë.

Aleati i Bashës, Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i bën thirrje deputetëve të respektojnë thirrjet për të pritur rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“PAA apel deputetëve sot: Votoni për Shqipërinë Europiane jo për Shqipërinë bjellorusiane. Votoni me përgjegjësi ndaj Shqipërisë jo si besnik të partisë.  Respektoni thirrjet e miqve të Shqipërisë për të pritur rekomandimet e Venecias. 8 euro – deputetët i kanë bërë thirrje Kryeministri Edi Rama që të vendosë të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj europiane dhe të tërhiqen nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias. Standardet e zgjedhjeve që garantojnë lirinë për të votuar janë përgjegjësia jonë e përbashkët. Cënimi dhe vjedhja e tyre janë përgjegjësi e mazhorancës.

Arroganca e mazhorancës cënon jo vetëm integrimin europian por dëmton rëndë frymën e konsensusit për standardet e zgjedhjeve dhe besueshmërinë e tyre. Vendi rrezikon gjithnjë e më shumë të shkojë drejt kaosit dhe konfliktit social.  PAA beson se ka akoma individë të përgjegjshëm brenda mazhorancës që mund të ndalin këtë fatkeqësi kombëtare, ngecjen e përsëritur në procesin e integrimit europian.  Modeli i Maqedonisë së Veriut ku u kryen reforma të thella kushtetuese dhe ku u arritën marrëveshje shumë të vështira për plotësimin e marrëveshjes së Ohrit, qartëson dallimin e madh midis liderëve pro europianë dhe liderëve pro bjellorusian”, thotë Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto