Dekorimi i vëllezërve Frashëri/ Meta: Të çlirohemi nga e keqja! Koha për të ecur në gjurmët e Rilindësve të vërtetë

a1-675x450

Kreu i shtetit, Ilir Meta pas dekorimit të tre vëllezërve Frashëri në Përmet ka lëshuar një mesazh të fortë duke u shprehur se Shqipëria meriton të rikthehet në rrugën e rilindësve të vërtetë.

Sipas tij duhet rrëzuar çdo mur dhe të çlirohemi nga çdo e keqe që mban peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Meta u ndal sot në Frashër të Përmetit për të vlerësuar me dekoratën më të lartë “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” vëllezërit Naim, Abdyl dhe Sami Frashëri, veprat e të cilëve i mori si shembull për integrimin evropian të Shqipërisë.

STATUSI NGA ILIR META

Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

Tre Pishtarë të Dijes dhe Atdhedashurisë, burra shteti me vizion dhe personalitet të jashtëzakonshëm që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar, me aktualitetin e veprës së tyre na udhëheqin edhe sot drejt integrimit europian.

Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto